Arbëri

Shqipëria regjistron tri raste të vdekjes nga COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të pandemisë së koronavirusit, ku vihet re një ulje të shifrave.

Janë tre viktimat, ndërkohë që rastet e reja janë 467. Ndërkohë, në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.