Arbëri

Dita e parë e aplikimit të letërngjitëseve, ankesa për tollovi

 

Policët kufitarë dhe doganierët i zhvillojnë diskutimet e fundit, pak minuta para se të nisë zyrtarisht aplikimi i regjimit të ri në targat e automjeteve, në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Nga e hëna të gjitha automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas do t’u vendosen letërngjitëse në targa, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, e cila i dha fund bllokadës disa ditore në Jarinjë e Bërnjak.