Arbëri

Bideni mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur mbështetje të fuqishme për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ai ka biseduar përmes telefonit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Biden shprehu mbështetjen e tij të fortë për vazhdimin e pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.