Arbëri

Tridhjetë raste të reja me COVID-19, pas dy muajve 24-orësh pa të vdekur

 

Tridhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 2.347 mostra të marra apo 1.27 për qind.

Ky është 24-orëshi i parë pas dy muajve që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi. Për herë të fundit ndodhi më 9 gusht.