Arbëri

Molliqaj: Pagesa për lehonat, pengesë për gruan

 

Themeluesja e Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion “Qika”, Leonida Molliqaj, ka thënë se politikat e Qeverisë Kurti për të ndarë mjete për lehonat në Kosovë, janë pengesë për gruan.

Molliqaj ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se në vend se të kishte politika që do ta nxjerrinin gruan jashtë shtëpisë dhe ta pavarësonin atë, janë propozuar politika të cilat ngujojnë gruan.