Arbëri

Rama zotohet për mosshtrenjtim të rrymës, por s’do të lëvizin as pagat

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në vend do të krijohet një fond emergjent për të tejkaluar krizën e furnizimit me energji elektrike dhe për të mos lejuar shtrenjtimin e çmimit të rrymës. Megjithatë, ai ka njoftuar se pavarësisht ngritjes së përgjithshme të çmimeve, s’do të ketë lëvizje të pagave.

“Plani ynë i kundërveprimit për krizën e energjisë nuk parashikon rritje të çmimit për familjarët dhe biznesin e vogël dhe nuk parashikon as kufizim”, ka deklaruar Rama, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.