Arbëri

Petkoviq thotë se Kosova theu marrëveshjen e CEFTA-s me vendosjen e masave anti-damping

 

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova ka thyer marrëveshjen e CEFTA-s me vendosjen e masave anti-damping ndaj produkteve serbe.

“Beogradi nuk pati mundësi të deklarojë dhe ofrojë argumentet e veta mbi masën anti-damping, si[ parashihet me nenin 22 të marrëveshjes së CEFTA-s dhe as nuk u informua përmes mekanizmit CEFTA, por përmes mediave”, ka thënë Petkoviq për “Vesti”.