Arbëri

Munter: SHBA-ja vazhdon të inkurajojë shtetet që ta njohin Kosovën

 

Ish-ambasadori i SHBA-së në Beograd, Cameron Munter, vlerëson se fakti se Serbia nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës, po e pengon atë ta marrë vendin që i takon në Evropë dhe po ashtu të ndërtojë një të ardhme paqësore e prosperuese për qyetarët e saj.

Munter në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se SHBA-ja vazhdimisht ka inkurajuar vendet nëpër botë që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe se ajo vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me aleatët e saj evropianë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.