Arbëri

Kosova nuk mund t'i dënojë me më tepër se 20 vjet burgim personat që kryen krime lufte më 1999

 

Kosova nuk mund t’i dënojë më shumë se me 20 vjet burgim personat që kanë kryer krime lufte në vitin 1999, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Miftaraj thotë se deri në vitin 2000, Kodi Penal i ish-Jugosllavisë kishte paraparë dënimin me burgim të përjetshëm dhe me vdekje, por pas luftës ky rregull u ndryshua nga ndërkombëtarët, prandaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë nuk mund të dënohem më shumë se me 20 vite burgim.