Arbëri

Mustafa për Asociacionin: Nuk isha kryeministër kur u nënshkrua marrëveshja e parë në Bruksel

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ai nuk ka qenë kryeministër kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se ajo marrëveshje ka sanksionuar themelimin e Asociacionit.

“Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës. Prandaj rrjedhimisht dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ma përshkruajnë mua Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit”, ka shkruar Mustafa në Facebok.