Arbëri

Kurti ia shpreh Taninit shqetësimet lidhur me demokracinë në komunat me shumicë serbe

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Taninin.

Siç është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, Tanin ia ka prezantuar Kurtit në pika të shkurtra përmbajtjen e raportit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që do të prezantohet në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet të premten.