Arbëri

Hapet konkursi për rekrutim e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë ushtarake në SHBA

 

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për shpalljen e konkursit për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademinë Ushtarake West Point, Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore dhe Akademinë e Forcave Detare të SHBA-së.

“Kandidatet e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me FSK-në me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës. Mos përmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilindo vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit. Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. “Gjatë procesit të testimit, kandidatët duhet të zbatojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mbajtja e maskës dhe distancës fizike është e obligueshme gjatë gjithë kohës. Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike dhe orientimi seksual”.