Arbëri

Në shkollat ku do të votohet mësimi më 18 tetor mbahet sipas skenarit C

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI) ka nxjerrë vendim që të mbahet procesi mësimor më 18 tetor, një ditë pas zgjedhjeve lokale.

MASHTI ka njoftuar komunat që në shkollat të cilat më datën 17 tetor do të jenë qendra votimi, mësimi më 18 tetor do të zhvillohet sipas Skenari C, pra online, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, do ta zhvillojnë mësimin më 18 tetor sipas planifikimeve paraprake.