Arbëri

“Der Standard”: Me sa duket Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter

FOTO: Josep Borrell
 

Në një koment mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, gazeta austriake “Der Standard”, mes tjerash, shkruan: “Kur policia (e Kosovës) këtë javë zhvilloi një aksion kundër kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb”.

“Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtruakan autoritetet kosovare”, shkroi tutje e përditshmja austriake.