Arbëri

Escobar: Situata e tanishme në Ballkan ka shumë ngjashmëri me atë të viteve ‘90

Escobar: “Prej Daytonit e këndej, megjithatë, kanë ndodhur shumë gjëra pozitive dhe kur i analizoni do të shihni se të gjitha ato ishin fryt i integrimeve euroatlantike. Andaj, partnerëve tanë evropianë ua përmendin nevojën që të përshpejtohen integrimet dhe për këtë arsye Ballkani është lart në agjendën tonë kur flasim me ta”
 

Ndërsa presidenti malazias, Milo Gjukanoviq, tha se “nacionalizmi impotent” i Boris Tadiqit tani është zëvendësuar nga “nacionalizmi agresiv” i Aleksandar Vuçiqit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se situata e tanishme në Ballkan ka shumë ngjashmëri me atë të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur tensionet etnike u ngritën dhe kur kishte shumë që dëshironin t’i shfrytëzonin ato.

“Prej Daytonit e këndej, megjithatë kanë ndodhur shumë gjëra pozitive dhe kur i analizoni do të shihni se të gjitha ato ishin fryt i integrimeve euroatlantike. Andaj, partnerëve tanë evropianë ua përmendin nevojën që të përshpejtohen integrimet dhe për këtë arsye Ballkani është lart në agjendën tonë kur flasim me ta”, ka thënë Escobar në Forumin 2BS, që është mbajtur në Budvë të Malit të Zi, raporton Beta.