Arbëri

​UP-ja gati për mësim me prezencë fizike, mbi 90 përqind e profesorëve janë vaksinuar

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Të premten me prezencën e Rektorit dhe Prorektorëve të Universitetit të Prishtinës, u bë pritja solemne e studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022.

Nga rektorati kanë bërë të ditur për KosovaPress se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që viti i ri akademik të fillojë me prezencë fizike. Edhe studentët po kërkojnë një gjë të tillë. Por për vijimin e ligjëratave, studentëve do t’u kërkohet si dëshmi certifikata e vaksinimit kundër COVID-19, ose testi PCR.