Arbëri

KQZ-ja ka pranuar gjithsej 5,649 pako me fletëvotime nga jashtë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 5,649 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale të së dielës.

Burim Ahmetaj, shef i Sekretariatit të KQZ-së ka thënë se këto pako janë tërhequr tashmë nga të gjitha postat dhe qendrat tranzitore dhe do të hapen më 17 tetor, sapo të mbyllen vendvotimet.