Arbëri

Kurti nga Shkodra: Politikanët ta ndjekin vullnetin e qytetarëve për bashkim

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur qytetin e Shkodrës për t’u relaksuar në ditën e heshtjes zgjedhore në Kosovë.

I shoqëruar nga shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kryeministri Kurti ka ndjekur ndeshjen e basketbollit të meshkujve në Superkupën Mbarëkombëtare Vllaznia - Sigal Prishtina që u zhvillua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, e i takoi bardhekaltërve që nesër luajnë finalen kundër KB Yllit.