2 perditesime
12:36

Giacobbe: Demokracia nuk është sport i spektatorëve, dilni votoni

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë.

Ai ka thënë se demokracia nuk është sport për spektatorë. 

“Demokracia nuk është sport i spektatorëve. Derisa Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është pjesë e angazhimit mbikëqyrës ndërkombëtar, përfundimisht, është te ju, kosovarë, që të bëni që zëri t’u dëgjohet dhe të zgjidhni liderët komunalë që ndajnë prioritete tuaja. Kryeni pjesën tuaj. Dilni e votoni”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

10:52

Ambasada e Zvicrës inkurajon qytetarët të votojnë: Zëri juaj ka rëndësi

Ambasada e Zvicrës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të japin votën e tyre në zgjedhjet lokale.

Kjo ambasadë ka thënë se zëri i qytetarëve sot ka rëndësi.

“Zëri juaj ka rendësi! Si një mbështetëse e fuqishme e parimeve të demokracisë, Zvicra inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, burra e gra, të japin votën e tyre në zgjedhjet e sotme lokale”, thuhet në deklaratën e ambasadës të publikuar në Facebook.

08:50

Ambasada amerikane bën thirrje për të dalë në votim: Kryetarët e komunave kanë rëndësi

Ambasada amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.

Sipas Ambasadës, kryetarët e komunave dhe vendimet e tyre kanë rëndësi.

“Kryetarët e komunave kanë rëndësi. Vendimet e tyre, pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera, ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për ta bërë të njohur zërin tuaj”, shkroi Ambasada në Twitter.