Arbëri

Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dalin në votime për ta dëshmuar, siç ka thënë, shpirtin demokratik.

Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se sot të gjithë votojnë për kualitetin e jetës në komunat ku banojnë.