Arbëri

PDK: Rezultatet e para, shumë pozitive

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se për këtë parti “rezultatet e para janë shumë pozitive”.

Në një konferencë për media, pas mbylljes së qendrave të votimit, Çitaku ka refuzuar të komentojë exit-pollet që po e vënë këtë parti në vend të tretë në garën për të parin e Prishtinës.