Arbëri

Mot me diell gjatë së martës në Kosovë

Foto: Ilustrim
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së martës vendi do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë e rënieve të temperaturave minimale, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë rritje të temperaturave maksimale.

Ato minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, derisa temperaturat maksimalet ndërmjet 14-19 gradë.