1 perditesime
Arbëri

Von Cramon i quan kërcënuese deklaratat e Rakiqit për Asociacionin

Von Cramon i quan kërcënuese deklaratat e Rakiqit për Asociacionin
Foto: Alban Bujari / KOHA
11:41

Von Cramon i quan kërcënuese deklaratat e Rakiqit për Asociacionin

Viola Von Cramon, në cilësinë e pjesëmarrëses së delegacionit të Parlamentit Evropian, i ka përgëzuar qytetarët për procesin e qetë dhe të rregullt të procesit zgjedhor, derisa ka thënë se përpos sfidave të pandemisë, KQZ-ja ka arritur në mënyrë efikase t’i zbatojë procedurat “dhe nuk është parë ndonjë dobësi mdhore qoftë apo gjatë zgjedhjeve”.

E pyetur për mesazhin e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, se nëse nuk i kanë fituar 9 komuna dhe nuk formohet Asociacioni, do t’i lëshojnë institucionet, Von Cramon tha se ishte kërcënim për votuesit dhe ndaj kandidatëve të tjerë.

“Ka kërcënim të madh të votuesve dhe ndaj kandidatëve të cilët nuk vijnë nga Lista Serbe. Kjo është ajo qe kemi dëgjuar nga bashkëbiseduesit në veri. Sa i përket mjedisit të përgjithshëm në veri është jashtë mandatit tim. Do ta analizojmë më shumë këtë”

Cramon shtoi se zgjedhjet e 17 tetorit kanë dëshmuar një demokraci të vërtetë në Kosovë, dhe përkundër konkurrencës, shumica e partive e kanë respektuar njëra-tjetrën dhe kanë shmangur gjuhën nxitëse.

“Është për fat të keq qe disa vërejtje të mëhershme nuk janë trajtuar ende. Ngushtimi i hapësirës politike për serbët e kosovës, në disa komuna kemi parë prani të Listës Serbe, ku ka pasur edhe presione. Përmirësimi i finacimit të fushatës në nivel lokal është hap i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, tha ajo.

11:15

BE-ja tregon gjetjet nga vëzhgimi i zgjedhjeve, telashet kryesisht në veri

Lukas Mandl, shef i misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të së dielës, i ka cilësuar si të organizuara mirë zgjedhjet e 17 tetorit. Telashet dhe shkeljet që ky mision ka vënë re, kryesisht janë lidhur me pjesën veriore të Kosovës.

“Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë dhe janë respektuar të drejtat gjatë fushatës. Në veri konkurrenca ka qenë e kufizuar. Financimi i fushatës nuk ishte transparent. Vëzhguesit e BE-se kanë vizituar rreth 400 vendvotime. Janë vërejtur disa raste të votimit të asistuar dhe problemeve me afatin e dokumenteve. Administrimi i zgjedhjeve është parë si i pavarur dhe kredibil. Kuadri ligjor për regjistrin e kandidatëve është i paqartë dhe janë disa dispozita kundërthënëse. Norma gjinore është plotësuar 30 për qind. Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, ka thënë ai në një konferencë për media.