Arbëri

Pezullohen punonjësit që dyshohet se sulmuan kryeshefin e Trepçës

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Shtatë punonjës të Ndërmarrjes "Trepça" që dyshohet se kanë sulmuar kryeshefin Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e administratës Besim Haxhiu, janë larguar përkohësisht nga puna.

Rafet Ibishi, Zenel Ibishi, Rrahman Latifi, Shefki Rama, Bajram Sadfiku, Bajram Istrefi dhe Burim Hajdari, janë punëtorët që janë larguar përkohësisht nga puna, deri në vendimin e Komisionit Disiplinor i cili duhet të merret brenda 6 muajve të këtij vendimi.