Arbëri

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Trepçë

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarin R.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi“, ndërkaq për të dyshuarit B.S., B.I., Sh.R., dhe Z.I., për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit, duke qenë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës mbi caktimin e drejtorit të ri në Kombinatin Trepça, nën udhëheqjen e ish-drejtorit R.I., punëtorët janë mbledhur dhe kanë protestuar, me ç‘rast i dyshuari - ish drejtori R.I., e ka sulmuar fizikisht drejtorin e ri E.A.