Arbëri

Raporti i KE për Shqipërinë: Të hapen negociatat, vendi ka shënuar rezultate të prekshme në reforma

 

Komisioni Evropian, në progres-raportin e tij, ka rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë, me arsyetimin se vendi i ka plotësuar kushtet.

Raporti vlerëson progresin e bërë me Reformën në Drejtësi, por edhe me reformat gjithëpërfshirëse në vend. Sipas tij, shtyrja e procesit të integrimit në BE ka krijuar një impakt negativ.