1 perditesime
Arbëri

Szunyog për Asociacionin: Duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e dakorduara

Szunyog për Asociacionin: Duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e dakorduara
Foto: Driton Paqarada/KOHA
19:47

Szunyog për Asociacionin: Duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e dakorduara

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në Bruksel, përfshirë edhe ajo për formimin e Asociacionit.

Ai ka thënë se kjo është e shkruar edhe në raport.

“Si BE dhe kjo është edhe në Raport, duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara dhe kjo përfshinë edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin. Dua t’ua rikujtojë të gjithëve që marrëveshje është dakorduar, jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet zbatuar. I takon Prishtinës që të sugjerojë se si. Është një ligj i cili është i pranishëm dhe ligji duhet të zbatohet, por i takon palës kosovare se si saktësisht dhe çfarë forme do të marrë kjo. Nëse jo mendoj se duhet të ngrihet në BE dhe të diskutohet”, ka thënë Szunyog në konferencë për media.

19:35

Szunyog: BE-ja nuk vë në pyetje çështjen e luftës kundër krimit e korrupsionit

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ia ka dorëzuar sot kryeministrit të Kosovës, raportin e Komisionit Evropian.

Ndër të tjera në Raportin e Progresit thuhet për një përparim të kufizuar të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E i pyetur nga gazetarët për reagimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas aksionit të Policisë së Kosovës e Doganës kundër kontrabandës, përfshirë edhe në veri, Szunyog tha se BE-ja nuk vë në pyetje çështjen e luftës kundër krimit e korrupsionit.

“Nuk shoh kundërthënie në këto kërkesa dhe raporte, me deklaratën e lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë. Si BE nuk e vëmë në pyetje çështjen e luftës kundër krimit e korrupsionit. I bëjmë thirrje Qeverisë që të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim. I bëjmë thirrje Qeverisë që të vazhdojë me këtë qëndrim aktiv për problemin i cili është jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin”, ka thënë Szunyog në konferencë për media.

Borrell pas aksionit në veri, në Twitter kishte thënë se duhet evituar veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin.

Szunyog ka treguar se kryenegociatorët do të takohen në Bruksel për targat. Ai ka thënë se sa i përket aspekteve më të përgjithshme, BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog.

“Varet nga Prishtina dhe Beogradi se si bien dakord për shpejtësinë e dialogut dhe për agjendën. Kjo varet nga të dyja palët se sa janë të gatshme të dakordohen për agjendën dhe ritmin. Por nga pikëpamja jonë sa më shpejtë të bëhet aq më mirë”, tha Szunyog