Arbëri

Osmani diskuton me komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë në Kosovë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhjen komandantit të KFOR-it, gjeneral major, Ferenc Kajári gjatë një takimi prezantues.

Osmani dhe Kajári siç njofton KFOR-i diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.