Arbëri

Von Cramon: Aksioni në veri padyshim ishte i nevojshëm

 

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon deklaroi se zgjedhjet lokale në Kosovë ishin paqësore, pluraliste dhe të organizuara mirë. Ajo tha se është serbët e Kosovës kanë qenë nën presionin e Listës Serbe, duke shtuar se do ishte mirë të ketë më shumë kandidatë në veri.

Lidhur me veprimin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri, von Cramon deklaron se aksioni nuk u krye vetëm në veri të Kosovës dhe se ai ishte vendim sovran.