Arbëri

Hapet konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK

 

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në konferencë për media ka njoftuar se sot zyrtarisht është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Mehaj ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve, ndërsa u ka bërë të gjithë të rinjve të aplikojnë.