Arbëri

Akuza për manipulim votash, nisin përplasjet brenda PDK-së në Lipjan

 

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, në zgjedhjet e 17 tetorit ka pësuar një rënie mjaft të madhe të votave. Ndërkohë pas rezultateve preliminare kanë nisur përplasjet brenda subjektit me arsyetim se komisionarët që janë caktuar nga vetë kryetari i kësaj partie kanë manipuluar me votat e kandidatëve për Kuvend.

Pas shpalljes së rezultateve preliminare për kandidatët e Kuvendit Komunal kanë nisur përplasjet brenda PDK-së në Lipjan. 

Një pjesë e këtyre kandidatëve po i akuzojnë udhëheqësit e partisë me arsyetim se nëpërmjet komisionarëve kanë manipuluar me votat e tyre.