Arbëri

Protestojnë punëtorët e Lotarisë, thonë se që nga viti i kaluar nuk kanë marrë paga

Foto: Alban Bujari/ KOHA
 

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për shkak të mos plotësim-ndryshimit të Ligjit për këtë institucion, raporton Ekonomia Online.

Shpresa Gosalci, tha se plotësim-ndryshimi i Ligjit ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre. Madje ajo ka sqaruar duke shtuar se që nga viti 2020 nuk janë duke marrë paga e që kjo i ka rënduar ata, duke pasur parasysh edhe pandeminë.