Arbëri

Ministrja Haxhiu: Është koha që ish-prokurori Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që ish-prokurori special Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale.

Të premten është raportuar se Hoxha me ish-drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të rrejshme në rastin “Syri i Popullit” e se dëshmitë e tyre u përdorën më vonë nga ish-presidenti Hashim Thaçi për ta akuzuar kryeministrin aktual Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca për lidhje me terrorizëm.