Arbëri

Policë civilë gjobitën ngasësit që nuk respektuan rregullat

 

Policë të veshur me rrobe civile kanë gjobitur të premten dhjetëra shoferë në Ferizaj, në kuadër të planit operativ të Policisë Rajonale në këtë komunë. Janë gjobitur ngasësit, që përdornin telefonin dhe nuk e kishin vendosur rripin e sigurisë.

Dhjetëra gjoba janë shqiptuar të premten ndaj shoferëve në Ferizaj.

Gjobitja e tyre është bërë në kuadër të planit operativ të Policisë ferizajase, nga policë të veshur si civilë, të cilët identifikuan ngasës automjeti që përdornin telefonin apo nuk e kishin vënë rripin e sigurisë.