Arbëri

AP: Fshehtësia mbulon afganët e dërguar nga SHBA-ja në Kosovë

Foto: AP
 

SHBA-ja po mirëpret dhjetëra mijëra afganë të nxjerrë nga Kabuli, por ka bërë pak informata publike për një grup të vogël që mbetet jashtë shtetit.

Associated Press shkruan të shtunën se dhjetëra afganë për të cilët gjatë verifikimit janë ngritur dyshime në aspektin e sigurisë, janë dërguar në një bazë amerikane në shtetin ballkanik të Kosovës.