Arbëri

SHSKUK: 63 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 63 pacientë nga COVID-19, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 11 pacientë;, Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.