Arbëri

Kurti: Transformimi shoqëror nuk arrihet pa planifikim të kujdesshëm

 

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030 synon përmirësimin e jetës së qytetarëve, rritjen e të ardhurave për punëtorët, ngritjen e mirëqenies dhe mbrojtjen e ambientit për gjeneratat e ardhshme.

Ai në hapje të takimit për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030, ka thënë se transformimi shoqëror nuk mund të bëhet pa planifikim të kujdesshëm dhe të mirëfilltë.