Arbëri

Eurodeputetët: Këshilli Evropian të miratojë pa vonesa heqjen e vizave për Kosovën

 

Në raportin për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët theksuan se lufta kundër krimit të organizuar dhe progresi në rrugën drejt BE-së janë procese të kushtëzuara reciprokisht, duke kërkuar përshpejtimin e procesit integrues.

Ata u bënë thirrje qeverive në rajon që të rrisin ndjeshëm përpjekjet për reforma, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha Parlamenti Evropian në një deklaratë.