Arbëri

Themelorja pezullon revokimin e licencës për “Kosova e Re”, BQK do t’i drejtohet Apelit

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar revokimin e licencës për kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”.

Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ku edhe po raporton guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.