Arbëri

Sot moti i kthjellët dhe me diell

 

Mëngjeset e ditëve të fundit të tetorit po vazhdojnë të jenë të ftohta dhe me ngrica. Por gjatë ditës së sotme moti do të jetë i kthjellët dhe me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë.