Arbëri

KMDLNJ-ja kërkon të hetohet kërcënimi ndaj kryeministrit Kurti

 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po kërkon që të hetohet rasti i kërcënimit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nëpërmjet një reagimi KMDLNj ka dënuar kërcënimin që është bërë ndaj Kurtit në rrjetet sociale, për çka theksohet se të identifikohet autori dhe të merren masat.