Arbëri

Kompania e dyshuar për falsifikim në tenderë barnash, fitoi kontrata mbi një milion euro nga shteti

Drejtori i një kompanie që furnizon institucionet me barna e material shpenzues është arrestuar me dyshimin se ka tentuar të fitojë tender me referenca për punë të kryera, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Arrestimi është bërë për shkak të dyshimeve për mashtrim në institucionet shëndetësore në komuna. Por, në vitet 2021 e 2020, në kohë të pandemisë, kjo kompani ka fituar tenderë në vlerë të më shumë se 1 milion euro e gjysmë. Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur se çfarë referencash ka dorëzuar kjo kompani.

Për kompaninë “Matkos Pharm”, Policia e Krimeve Ekonomike ka dyshime të forta se ka tentuar të fitojë tender nëpërmjet referencave të falsifikuara.

Furnizimin me barna dhe material shpenzues në institucione shëndetësore komunale e SHSKUK, sipas hetuesisë, kjo kompani ka tentuar ta bëjë me referenca të falsifikuara.