Arbëri

MSH-ja hap rrugë për imunizimin e fëmijëve 12-15 vjeç me vaksinën anti-COVID

 

Nga tash e tutje, edhe fëmijët e moshës 12 deir në 15 vjeç do të mund të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç (pa indikacione shëndetësore) me vaksinën Pfizer BioNTech, siç thuhet me kërkesë dhe vullnet të prindit apo kujdestarit ligjor.