Arbëri

Molliqaj: Paaftësi dhe paranojë, institucionet që qeverisen nga VV-ja janë të mbyllura

 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Daradan Molliqaj thotë se institucionet që qeverisen nga Vetëvendosje janë të mbyllura meqë sipas tij mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej.

Ai tha se Qeveria dhe Kuvendi janë bunkerizuar por edhe tejet të ngathëta. Shembuj për këtë ai ka thënë se kanë kaluar 53 ditë prej dorëzimit të kërkesës për qasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me vendimin e datës 12 gusht për lirimin e masave të pandemisë dhe atë të që tashmë kanë kaluar 33 ditë prej se PSD ka dorëzuar peticionin për faljen e borxheve ndaj pandemisë. Për të dy këto ai thotë se nuk kanë marrë përgjigjie.