Arbëri

Sot dita e fundit e fushatës zgjedhore

 

Sot është dita e fundit që kandidatët për kryetarë komunash mund t’i bindin qytetarët t’i votojnë në zgjedhjet lokale. Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të jenë 21 komuna, që do të mbahen më 14 nëntor.

Heshtja zgjedhore, e cila është një ditë para zgjedhjeve, është dita kur kandidatëve dhe subjekteve politike nuk u lejohet shpalosja e programit e as thirrja për t’i votuar.