Arbëri

Mediat në Serbi thonë se ky shtet tash ka marrë ftesën për Samitin për Demokraci në SHBA

 

Mediume të ndryshme në Serbi kanë raportuar të premten se ky shtet tashmë ka marrë ftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

Në listën e publikuar më herët, Serbia ishte në mesin e tri shteteve të Ballkanit që s’ishin ftuar në Samit. Kosova dhe Bosnja ishin dy shtetet tjera që s’qenë ftuar.