KQZ-ja shpërndan materialin zgjedhor në 21 komunat ku zhvillohet balotazhi

KQZ-ja shpërndan materialin zgjedhor në 21 komunat ku zhvillohet balotazhi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të shtunën shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër 21 komunat e Kosovës, ku do të zhvillohet balotazhi më 14 nëntor.
Fushata zgjedhore për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga 8 deri më 12 nëntor. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se në zgjedhjet për kryetarë të komunave janë shtypur 1 milionë e 136 mijë e 150 fletëvotime për 21 komuna.
"Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet për në komunat e ndryshme të Kosovës. Ky material i rëndësisë së veçantë, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, është dërguar në depot e komisioneve komunale të, në 21 komuna ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Sipas vendimit të KQZ-së, për Zgjedhjet për Kryetarë të 21 Komunave janë shtypur 1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime. Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur më pak fletëvotime, rreth 10% apo rreth 125 mijë fletëvotime më pak se numri përgjithshëm i votuesve që u takojnë këtyre 21 komunave Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore", ka thënë ai.
Elezi ka shtuar se janë rreth 2 mijë e 450 persona me nevoja të veçanta, që pritet të votojnë nesër, e për të cilët janë angazhuar 80 ekipe mobile.
Raundi i parë i zgjedhjeve lokale është mbajtur më 17 tetor.
KQZ-ja shpërndan sot materialin zgjedhor nëpër komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjë të shtunën shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komunat e Kosovës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.
“Bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për kryetarë të 21 Komunave. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 09:00)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale në Kosovë do të mbahet në 21 komuna.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

OJQ-ja nga veriu lanson portalin “Miqësia serbo - shqiptare”

Tepricë mësimdhënësish: Orë me vetëm një nxënës

Kosova dhe Shqipëria ripërtërijnë memorandumin për sigurimet

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren zgjat afatin e thirrjes për shprehje interesi për sektorin e gastronomisë

Në prill, çmimet u rritën për 1,5 për qind

Mot me diell të martën në Kosovë

SHBA-ja nuk do t’ua lejojë hyrjen disa afganëve që gjenden në Kosovë

Gashi: Qëllim kryesor i politikës së Jashtme duhet të jetë forcimi i marrëdhënieve me aleatët

Shumë vende të BE-së duan liberalizimin e vizave për Kosovën

Kurti: Ukshin Hoti mbetet busullë politike e intelektuale për gjeneratat e akademikëve

Konsumohet raundi i parë për presidentin e Shqipërisë
