Arbëri

AUV-i thotë se janë gjobitur të gjitha partitë për shkelje të masave anti-COVID

 

Ibrahim Tërshnjaku, kryeinspektor sanitar, ka deklaruar se gjatë ditës së zgjedhjeve kanë monitoruar qendrat e votimit dhe se nuk janë hasur probleme në terren. Për këtë aksion gjatë 14 nëntorit janë angazhuar 125 inspektorë që së bashku me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrolle nëpër qendrat e votimit.

“Dje kemi monitoruar qendrat e votimit, aktiviteti ka qenë për t’i kontrolluar të gjithë zyrtarët për pikën e vaksinimit, testin PCR apo serologjik. Nuk kemi pasur ndonjë problem në terren. Më vonë në mbledhjet e partive është kompetencë e Policisë së Kosovës. 125 inspektorë të angazhuar, ata kanë një aktivitet të rregullt me Policinë e Kosovës dhe e shohin qoftë edhe informatat që mund t’i marrin nga mjetet e informimit, ne shkojmë në vendin e ngjarjes më lehtë në momentin kur nis tubimi. Kemi krijuar këtë formë të mekanizmit, kemi organizuar edhe aksione me Policinë në subjektet e gastronomisë, që i kemi ndaluar e gjobitur, një aktivitet për t’u lavdëruar nga ana jonë”, ka deklaruar ai në KTV.