Arbëri

Më 2020, 1.4 milionë vizita nga Kosova në Shqipëri, 64 mijë nga Shqipëria në Kosovë

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Gjatë vitit 2020, pandemia ka tkurrur vizitat e qytetarëve të Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit. Sipas Instituti Shqiptar të Statistikave (INSTAT) gjatë vitit të shkuar, shtetasit e Shqipërisë kanë kryer 3.212.076 vizita në vend dhe jashtë tij me të paktën një natë fjetje. Kjo është më për shumë se 2 milionë vizita më pak se në vitin 2019, kur ishin regjistruar 5.350.604.

E nga vizitat e vitit 2020 të shtetasve të Shqipërisë, vetëm 2 për qind ishin me destinacion Kosovën apo 64.241. E po në këtë vit, INSTAT-i bën të ditur se nga Kosova në Shqipëri janë regjistruar 1.380.000 vizita.