Arbëri

#KOHAarkiv: Si mund të reanimohet mjekësia e Kosovës

 

Nga sot, ministër i Shëndetësisë është Rifat Latifi, profesor i kirurgjisë me përvojë të gjatë në SHBA. Por, kontributi i tij në institucionet e Kosovës nuk është i pari. Ai më 16 mars 2009 ishte emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi. E, tre m uaj më parë, ai kishte shkruar një opinion për “Kohën Ditore”, ku shpjegonte se si mund “të reanimohet shëndetësia e Kosovës”. Në vazhdim, opinioni i tij i plotë i botuar në të përditshëm Koha Ditore, më 25 dhjetor 2008.

Rifat Latifi

Pa mjekёsi moderne dhe tё fuqi - shme nuk mund tё ketё as demokraci tё mirёfilltë, as siguri e as pavarësi tё plotё. Mjekёsia po ashtu ёshtё burim i madh i tё ardhurave, ёshtё njё nga ekonomitë e fuqishme dhe pjesё e ndёrtimit tё shtetit stabil. Mjekёsia mbledh kaudrot më të spikatura qё ka njё vend. Tё gjitha kёto vlera nё Kosovё ende nuk janё duke u kuptuar. Pёrkundrazi, Kosova e ka bёrё mjekёsinё humbёse të vazhdueshme, edhe të mjeteve materiale edhe tё kuadrove e të standardeve demokratike.